Kurti dhe Kamberi diskutuan për të drejtat e shqipëtarëve në Serbi

 
Kryeministri, Albin Kurti, sot priti në takim kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik dhe shefin e Grupit parlamentar ”Lugina e Bashkuar-SDA” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ku biseduan për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në viset e tjera në Serbi.
Në takimin e mbajtur u diskutua për të drejtat që i kanë shqiptarët përmes Këshillit Nacional Shqiptar, si edhe ”rrudhjen e tyre nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, nga janari i vitit 2014”.
”Kryeministri Kurti dhe z. Kamberi diskutuan edhe për takimin e 15 qershorit në Bruksel, për dialogun e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi statusin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, është bërë e ditur në komunikatë.
Përveq kësaj në takim u diksutua edhe për dy samitet e liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtura këtë muaj në Tiranë dhe në Vjenë./21Media

Back to top button