MPJD ia ndaloi hyrjen në Kosovë ministrit nga Serbia

 
Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petvkoq ka njoftuar se Kosova i ka ndaluar hyrjen ministrit për Rini dhe Sport në Serbi, Vanja Udoviqiç.
Petkoviq përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se autoritet në Prishtinë pa dhënë ndonjë arsye të fortë kanë refuzuar kërkesën e tij për të hyrë në Kosovë.
“Autoritetet në Kosovë përmes një njoftimi në mesnatë kanë ndaluar hyrjen në territorin e Kosovës ministrit të Rinisë dhe Sportit Vanja Udoviqiç. Ai duhej të fliste sot në Universitetin e Prishtinës me seli të përkohshme të Mitrovicë, për t’iu dhënë atyre bursa studentëve dhe më pas do të vizitonte Qendrën për Zhvillim Ekologjik dhe Sporte në Zubin Potok”, ka shkruar ai duke thënë se autoritet e Prishtinës pa dhënë ndonjë arsye refuzuan vizitën e tij dhe qëndrimin e tij në Kosovë e Metohi.
Petkoviq ka deklaruar se vizita ishte në përputhje me gjitha procedurat e marrëveshjes për vizitat zyrtare.
“Përkundër kësaj të gjtiha këto pengesa dhe ndalime nuk do ta në ndalojnë të vazhdojmë ndihmën tonë për njerëzit në provicën jugore. Madje edhe më fuqishëm do të avokojmë për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe me të mirë për mbijetesën e tyre në Kosovë e Metohi”, ka potencuar ai, duke shtuar se do t’i informojnë të gjitha institucionet ndërkombëtarë për sjelljen arrogante të Prishtinës.
MPJD e ka konfirmuar se nuk e kanë aprovuar kërkesën e ministrit serb për të hyrë në Kosovë.
“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar kërkesën e ministrit të Qeverisë serbe për të hyrë në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD.​/kallxo

Back to top button