​Grupi i parë prej 100 personash largohet nga Azovstal, thotë Zelensky

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka bërë të ditur se ka filluar evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, me një grup prej rreth 100 personash që janë larguar të parët.
Ai tha në Twitter se ata pritet të mbërrijnë në qytetin e Zaporizhzhia nesër.
“Filloi evakuimi i civilëve nga Azovstal. Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë është nisur drejt zonës së kontrolluar. Nesër do t’i takojmë në Zaporizhzhia. Faleminderit ekipit tonë! Tani ata, së bashku me OKB, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga fabrika”, ka shkruar Zelensky./21Media

Back to top button