Plagosen dy persona në Pejë

Dy persona janë plagosur të martën rreth orës 23:30 në rrugën Ali Pashë Gucia në Pejë.

Policia në raporton 24 orësh njofton plagosja ka ndodhur me armë zjarri gjatë një incidenti midis dy grupeve.

Bëhet e ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

“Po ashtu gjatë incidentit edhe dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. Një i dyshuar  kosovar është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa një i dyshuar tjetër gjendet në arrati. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button