Plagosen dy policë në Skënderaj, Policia ka dhënë detaje

Dy policë raportohet se janë plagosur në Skënderaj.
Njëri është plagosur me armë zjarri, tjetri me është lënduar me mjete të forta.
“Me datë 02.07.2022, rreth orës 23:55, është raportuar se në Skenderaj gjatë një pike të kontrollit janë sulmuar dy zyrtarë policorë, njëri është i plagosour me armë zjarri në këmbë dhe tjetri është i lënduar nga mjetet e forta”, ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, të dy zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjeksorë.
Deri në këtë fazë dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë ndodhen në kërkim nga Policia.
Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr veprime operative dhe hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante./21Media

Back to top button