Fifi uron Adisin për ditëlindje: Kam me t’rujt tan jetën

Sot(3 korrik) Adis Patushi feston ditëlindjen, e këngëtarja Filloreta Raçi e ka uruar me fjalët më të veçanta.
Fifi është kujdesur që t’i bëjë befasinë e këndshme të dashurit të saj, ku dëgjohet teksa i këndon këngën e ditëlindjes e i dhuron një tortë.
“Adisin Fifi e do shumë 🫀 Gëzuar Ninxha im , gëzuar o ma i bukri botës, më gjete dashni dhe ka met rujt tan jetën dhe nëse e kemi gjithë botën kundër”, ka shkruar Fifi.
“Ti je mrekullia ime e jetes, e une per ty malet kam me i ça…! Ti je jeta ime e mbetur, ti je Magjia ime e gjetur!! Falimnderit E imja jet”, u shpreh Adisi.
E përpos karrierës së bujshme të këngëtares, e cila po shijon sukseset e këngëve të fundit, çifti po shijojnë një romancë tashmë disa muaj. Ata bën lidhjen publike pas daljes së Fifit nga BBV./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr)

Back to top button