Plagosen dy të rinj, dyshohet se me armë zjarri

Dy të rinj janë plagosur sot rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në Tiranë.
Siç ka informar policia, në rrethana ende të paqarta, shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”, ka informuar policia e shtetit./21Media
Back to top button