Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagosen dy vëllezër në Drenas, arestohen tre të dyshuar

Dy persona janë therur me një mjet të mprehtë të shtunën në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktimat janë dy vëllezër të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF, ku njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Policia ka bërë të ditur se pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button