Plagoset një 33-vjeçar në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj

Një 33 vjeçar sonte rreth orës 20:45 minuta ka mbetur i plagosur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë,
“Rreth orës 20:45, është raportuar se në QKMF-Skenderaj, viktima mashkull i moshës 33 vjeçar, ka kërkuar tretman mjekësor si pasoj e lëndimit nga një predhë (plumbi), sipas autoriteteve mjekësore raportohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para bëhet e ditur se lëndimi i viktimës ka ndodhur në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj”, ka thënë Zahiti.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./21Media

Back to top button