Ahmeti flet nga përvoja: Nëse nuk del Albini në konferencë, VV e konsideron situatë të keqe

 
Kryetari i Komunës Prishtinës, Shpend Ahmeti, lidhur me zhvillimet që po ndodhin sa i përket zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë, ka komentuar për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ahmeti ka thënë se në qoftë në konferencë për media del dikush tjetër, e jo lideri i VV-së Albin Kurti, sipas Ahmetit, situata është e keqe për Vetëvendosjen. Këtë koment, Ahmeti e bëri siç ka thënë nga përvoja e tij.
“Nga përvoja: nqs doni me dit a e konsideron LVV ditën e sotme fitore, përcjellni konferencat për media të LVV. Në qoftë se del Albini është fitore për ta. Nqs del dikush tjetër atëherë e konsiderojnë si situatë të keqe”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.
 


Vetëvendosja në këto zgjedhje komunale nuk ka sigurar asnjë fitore, megjithatë pritet të shkojë në balotazh në 8 komuna nga rezultatet deritashme nga KQZ-ja./21Media

Back to top button