Plagoset një person në Podujevë

Një person është plagosur sot rreth orës 02:30 në një lokal në Podujevë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka njoftuar Ahmeti.
Policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar, i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati./21Media

Back to top button