Premier Liga/Liverpool e Chelsea synojnë ta nisin me fitore

Premier Liga angleze i rikthehet sot aksionit me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e parë të sezonit të ri 2022/23.
Edicioni i ri i kampionatit anglez nisi mbrëmë, ku skuadra e Arsenalit shënoi fitore solide me rezultat 2:0 si mysafire e Crystal Palace.
Ndërkaq, programin e sotëm e hap ndeshja mes skuadrës që sapo ka hyrë në Premier Ligë, Fulham, dhe gjigantit anglez, Liverpool, përballje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 13:30.
Ndeshje sot zhvillon edhe Tottenhami i Antonio Contes, i cili pret në shtëpi skuadrën e Southamptonit.
Programin e sotëm do ta mbyllë ndeshja mes Evertonit dhe Chelseat, ku ky i fundit do të synojë me çdo kusht fitoren që ta nisë në mënyrë të mbarë sezonin e ri. “Blutë” e Londrës kanë katër ndeshje pa fituar në “Goodison”.
Programin e plotë të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë:
13:30 Fulham – Liverpool
16:00 Bournemouth – Aston Villa
16:00 Leeds United – Wolverhampton
16:00 Newcastle United – Nottingham Forest
16:00 Tottenham Hotspur – Southampton
18:30 Everton – Chelsea 

Back to top button