Plagoset një person në Prishtinë, dërgohet në Emergjencë

 
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:30.
Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, Flora Ahmeti, zëdhënës e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth  orës 16:30, Policia ka marrë informacionin për një plagosje me armë zjarri në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media

Back to top button