Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Kuvendi i Kosovës ka informuar se të hënën nga ora 11:00 do të mbajë mbledhjen e Kryesisë, kurse pas një ore, do të mbajë senacë të jashtëzakonshme.
Seanca do të fillojë në orën 12:00 dhe ka vetëm një pikë në rend të ditës.
1. Debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji në raportin e fundit konsultativ ka bërë shqyrtimin për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike në Kosovë, në të cilin thuhet se do të këtë rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kilovatorë energji elektrike në muaj. Këtë propozim nuk e kanë mirëpritur bizneset, duke thënë se energjia po u shkakton humbje të mëdha.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, para dy ditësh ka thënë se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës është në diskutim publik. Sipas saj, ky propozim nuk është final dhe se do të jepen propozime shtesë nga qeveria./21Media