Plagoset një person në Prishtinë, Policia i konfiskon dy armë zjarri

Një person është lënduar nga arma e zjarrit sot gjatë ditës në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënjsa e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.
“Sot rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri ( një AK -47 dhe një armë të shkurtër)”, tha Ahmeti.
Tutje ajo bëri të ditur se personi i lënduar ndodhet në tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore lidhur me rastin./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?