Plagoset një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Dje në Prishtinë dy persona të panjohur e kanë plagosur një person.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa siç raporton Policia të dyshuarit gjenden në arrati.
“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Mark Sopi, Prishtinë / 04.10.2025 – 16:39.Raportohet se në rrethana ende të pa njohura dy të dyshuar meshkuj kosovarë me armë zjarri kishin plagosur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe një fishek. Të dyshuarit gjenden në arrati, përderisa rasti po hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?