Plagoset një polic në Klinë

Një zyrtare i policisë është plagosur sot në fshatin Zllakuqan të Klinës, gjatë një aksioni për të kapur hajnat që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e një prifti të këtij fshati.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa polici që mori lëndime nga arma e zjarrit është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 03:56 stacioni policor në Klinë është njoftuar se në fshatin Zllakuqan në shtëpinë e banimit të priftit kanë hy disa persona. Policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes dhe me të arritur aty, afër objektit kanë hasur në rezistencë me çrast një zyrtar policor është lënduar nga arma e zjarrit. Zyrtari i lënduar është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë dhe sipas mjekut kujdestar ai është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Back to top button