Plagosja në Mramor, IPK konfirmon se është i përfshirë edhe një zyrtar policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se sot ka pranuar një informatë nga Policia e Kosovës se në Mramor të Prishtinës ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshirë edhe një zyrtar policor.
Në njoftim thuhet se hetuesit e IPK-së, konform mandatit, janë duke e hetuar rastin dhe se me kohë do të njoftojnë mbi rrjedhën e hetimeve.
Ndryshe, dy persona janë plagosur sot në lagjen Suteskë të Mramorit, ku dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor. Nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek incidenti./kp

Back to top button