Kaloni te përmbajtja kryesore

1 Maji shënohet me protesta në Prishtinë

Më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, punëtorët e sektorit privat protestuan në Prishtinë, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se për shkak të kushteve të këqija, mijëra punëtorë po ikin nga Kosova. Ai u shpreh i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, pasi sipas tij, nuk po bën asgjë për të përmirësuar kushtet e punës për punëtorët e këtij sektori./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button