Plagosje me armë zjarri në Pejë

Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Beran i Epërm në Pejë.
Rasti është raportuar të dielën rreth orës 07:02.
Viktima është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari është në arrati.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button