Qëllohet një person në këmbë

Qëllohet një person në këmbë

Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e plazhit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi R.T i moshës 45 vjeç, i cili ka marrë plagë në këmbë.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe ambulanca mbërritën në vendin ku ndodhi plagosja.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje./oranews