Plagosje në Fushë Kosovë, gjashtë persona u shoqëruan në polici

Një person është plagosur dje në Fushë Kosovë, ndërsa gjashtë persona janë shoqëruar në polici.
“Pas marrjes së informatës se ka gjuajtje me armë zjarri, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 6 persona meshkuj kosovarë, të cilët ishin përfshirë në rrahje, ku një person është plagosur dhe i cili ka pranuar tretman mjekësor.”, ka informuar sot policia.
I dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë armën në vendin e ngjarjes, e cila është sekuestruar nga njësitet policore.
Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa ‘personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt’./21Media

Back to top button