Shitet me çmim rekord piktura e punuar nga derri

Joane Lefson shpëtoi një gic një muajshe nga një thertore dhe shpejt kuptoi se kafsha ishte e veçantë. Sipas Joane, me vullnetin e tij të lirë, derri i vogël filloi të pikturonte në një vend të shenjtë në Afrikën e Jugut.
Derri i vogël njihet si Pigcasso dhe një nga veprat e tij artistike sapo ka thyer një rekord, transmeton rtv21.tv.
Derri artistik ka bërë një pikturë që është shitur për afro 20 mijë euro. Vepra, “Egër dhe e lirë”, u ble nga një gjerman 72 orë pasi u hodh në shitje dhe kaloi rekordin për shitjen më të shtrenjtë të një vepre arti të krijuar nga një kafshë.
Më parë, rekordi i përkiste shimpanzesë Congo, e cila shiti një pikturë për rreth 14 mijë euro në vitin 2005./21Media

Back to top button