Plagosje në Mitrovicë

 

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një 53 vjeçar të dyshuar për plagosjen e një personi.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas policisë ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 17:58, të datës 31 gusht 2020, në rrugën “Sami Gashi” në Vaganicë- Mitrovicë.

“Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole dhe një karikator i zbrazet”, ka njoftuar policia.

Të dyshuarit N.A.,53 vjeçar me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e rastit janë duke ndërmarrë veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin./21Media

Back to top button