Plagosje në Podujevë

 

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se aksidentalisht i ka shkrepur arma me ç’rast ka plagosur një burrë tjetër.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e para të 18 shkurtit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që të njëjtit aksidentalisht i ka shkrepur arma –pushke ajrore me ç ‘rast ka plagosur viktimën mashkull kosovar”, ka konfirmuar policia përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /21Media

Back to top button