Planet e VV-së për ekonominë e Shtimes
Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu në debatin për zgjedhjet lokale në RTV21, ka treguar planet e VV-së për ekonominë e Shtimes
“Në programin tonë kemi krijimin e një zonë ekonomike në dalje të Shtimës dhe një zonë ekonomike që do të jetë e përqendruar në bizneset e rinisë”, tha Aliu.
Në Shtime në balotazh garojnë Qemajl Aliu i LVV-së me 45.29 për qind të votave dhe Naim Ismajli i PDK-së me 44.54 për qind të votave./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?