Platforma përfshinë tema që nuk janë diskutuar asnjëherë në Bruksel

Përfundoi takimi i ekipit negociator

Ekipi negociator sot miratoi platformën për dialogun me Serbinë. Pas miratimit, platforma nesër do t’i dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe miratim. Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti pas takimit tha se platforma do t’i dërgohet edhe partive opozitare për diskutim.  Ahmeti po ashtu potencoi se qysh në fillim të platformës thuhet se “Ky është qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës” dhe se ajo do të jetë tërësisht e bazuar në Kushtetutën e vendit.

Në anën tjetër edhe bashkëdrejtuesi tjetër i ekipit negociator, Fatmir Limaj tha se zyrtarisht nesër do të publikohet. “Janë përfshirë të gjitha shqetësimet debatet, ndjeshmeritë që e kanë karakterizuar këtë temë.”, tha Limaj duke potencuar se mbi të gjitha janë marrë parasysh dokumentet në të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Ndërsa Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje opozitës që fillimisht ta lexojnë platformën e pastaj të vendosin se a do ta votojnë a jo.

“ Le ta lexojnë nesër, pasnesër, pyetni pastaj cilat janë ato temat që nuk janë përfshirë në platformë e që ata i kanë kërku”, tha Ahmeti, duke shtuar se në platformë është theksuar se në Bruksel duhet të ngritën temat që nuk janë theksuar asnjëherë.

“ E ato janë përveç çështjeve të krimeve të luftës, të cilat ne mendojmë se trajtimi është i pabarabartë, kemi mbi 13 mijë viktima të cilat shumica e tyre të cilat nuk e dinë çka ka ndodhë, por në të njëjtën kohë as ata që i kanë kry ato krime nuk janë para drejtësisë, flasim për dëmshpërblime qofshin ato kolektive apo individuale, pra ne si shtet i vuajmë pasojat e dëmeve që i ka shkaktu Serbia në luftë, qoftë përmes shkatërrimit të aseteve ekonomike e mos të flasim për dëmet individuale që ua kanë bërë viktimave të ndryshme pra mbi 100 mijë shtëpi të djegura”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se është ngritur tema e viktimave të dhunës seksuale të cilat sipas Ahmetit nuk janë diskutuar asnjëherë. Ahmeti u zotua se të gjitha temat që janë përfshirë në platformë do të diskutohen në Bruksel./21Media

Back to top button