Plazhi i Gjipesë në Shqipëri, në listën e 50 plazheve më të mira në botë

Plazhet e mrekullueshme të vendit tonë duket se po humbin statusin “ perla të fshehura” për shkak se vëmendja që po marrin nga mediat e huaja, duke u cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023, ka joshur jo pak turistës.

EnjoyTravel ka bërë një përzgjedhje të 50 plazheve më të mirë në botë, mes të cilëve renditet në vendin e 22 edhe plazhi i Gjipesë.

“Nëse po planifikoni një vizitë në Shqipëri, tani është koha për ta bërë atë. Dhe si plazhi padyshim më i bukur në Shqipëri, plazhi i Gjipesë do të jetë në krye të preferencave të vizitorëve. Plazhi është i arritshëm vetëm në 3 mënyra, të ecësh në këmbë rreth 40 minuta, me një makinë fuoristrad ose varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga kodra të larta ia vlen”, shkruan EnjoyTravel.

Back to top button