Plenkoviq për sulmin në Banjskë: Mund të kishte pasur konflikt serioz, madje edhe luftë

Kryeministri i Kroacisë, Andrija Plenkoviq, duke folur për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë ka thënë se mund të bëhej çështje serioze

“Mund të kishte pasur një konflikt serioz, madje edhe luftë”, tha Plenkoviq, raporton “Veçernji List”.
Këto deklarata i bëri derisa komentoi futjen e shërbimit ushtarak në Kroaci.

“Kjo është arsyeja pse siguria është e rëndësishme. Vendimet tona s’kanë ndodhur spontanisht, janë marrë nga një qeveri e përgjegjshme”.

Plenkoviq tregoi se ka kërkuar disa modele nga ekspertët dhe Ministria e Mbrojtjes për ta shqyrtuar.

Back to top button