Policia jep detaje rreth vdekjes së turistes amerikane në Brezovicë

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes së një gruaje të martën në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

Sipas policisë  një grua shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete rreth orës 15: 35 në vendin e quajtur  “Foleja e Shqiponjës”.

“Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” njoftoi policia./21Media

Back to top button