“Plisat”: Armiku i klubit është kryesia

Në stadiumin “Fadil Vokri” në Prishtinë po zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Ajo që bie në sy është numri i vogël i tifozëve të Prishtinës, por edhe ata që janë të pranishëm nuk po ndalen së kënduari kundër kryesisë së klubit kryeqytetas.

“Armiku i klubit është vetë kryesia” ishte mesazhi i tyre në tribuna.

Më pastaj ata kanë hedhur edhe mjete teknike në fushë teksa rezultati vazhdon të jetë 0-0.

Back to top button