Po bëhet baba për herë të dytë, Burak Ozçivit flet për ndjesinë

Burak Özçivit (37), dhe Fahrye Evcen (35) të cilët u njohën dhe u dashuran 9 vjet më parë në serialin “Çalıkuşu”, e zhvendosën lidhjen e tyre në tavolinën e martesës në vitin 2017.
Çifti përjetoi gëzimin e të bërit prindër për herë të parë në vitin 2019, duke marrë në krahë fëmijën e tyre Karan.
Evcen dhe bashkëshorti i saj, njoftuan se po bëhen prindër për herë të dytë, përcjell portali rtv21.tv
Ata u panë në Bodrum një ditë më parë.

Çifti u pyetën nga gazetarët se si ndjehen lidhur me këtë.

“Sapo mësuam për këtë. Jemi tepër të emocionuar. Jemi shumë të lumtur. Është aq e re sa nuk patëm mundësinë as t’ia tregonim Karanit. Siç mund ta shihni , madje u habita, u futa në rrugën e mbyllur pa e kuptuar. “Vajzë apo djalë “Nuk ka rëndësi” Mjafton të jesh një fëmijë i mirë për vendin dhe kombin. Tashmë jam mësuar me netët pa gjumë. Stazhin e kam kryer te Karan”, tha Ozçivit.

Nga ana tjetër, Fahriye Evcen, për procesin pas lindjes së Karanit tha: “Unë tashmë bëj një punë me ritme të shpejta, por gjithmonë kam menduar se e kam menaxhuar shumë mirë kohën. Ndërsa isha krenare për veten, kur erdhi një foshnje, bebi ma ktheu ritmin përmbys.”Foshnja ka ritmin e vet dhe nëna duhet të gjejë kohë për të. Nuk kam pasur mbështetje nga askush për shumë kohë kohë. Kontribuoi edhe Burak”, tha ajo./21Media

Back to top button