Kryetarja e Speciales paralajmëron vizitë në Kosovë

Më 4 korrik 2022, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova do të vijë në Kosovë ku pritet të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, dhe sipas njoftimit do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Në takim janë ftuar të marrin pjesë edhe gazetarët.
Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës./21Media
 

Back to top button