Po kthehet jeta në Gllogovicë…

Komuna e Prishtinës ka filluar ndërtimin e rrugëve lokale neper fshatrat e Gollakut. Këto dite po punohet edhe në Gllogovicë në hapjen qe lidhe pronat e mi 100 familjeve. Është investuar shume edhe në bujqësi.
Afër 40 kilometra nga Prishtina gjendet fshati Gllogovicë, i cili pavarësisht peizazheve të bukura natyrore nuk i ka shpëtuar shpërnguljes së banorëve, pasi që në aspektin e zhvillimeve infrastrukturore ka ngelur shumë mbrapa, duke detyruar shumë familje që ta braktisin këtë natyrë me plotë gjelbërim. Si rrjedhojë, vetëm 12 familje kane mbetur në këtë fshat. Por tash situate po ndryshon. Komuna ka filluar rregullimin e rrugëve në zonat malore dhe gradualisht po vërehet kthimi i banorëve./21Media

Back to top button