Po kthehet koha e avionëve supersonik!

Parashikohet se fluturimet supersonike të pasagjerëve do të rikthehen deri në vitin 2029

Kompania ajrore amerikane “United” ka njoftuar se ka në plan të blejë 15 avionë të rinj supersonikë dhe kështu t’iu “kthehet shpejtësive supersonike në aviacion” deri në vitin 2029.

Fluturimet supersonike të pasagjerëve përfunduan në 2003, kur “Air France” dhe “British Airways” e qitën në “pension” Concordi-an e njohur.

Avioni i ri “Overture” do të prodhohet nga një kompani me bazë në Denver, e quajtur Boom, e cila ende nuk ka provuar fluturimin e një avioni supersonik.

Marrëveshja e “United” është e kushtëzuar nga avioni i ri që plotëson standardet e sigurisë.

Çfarë është fluturimi supersonik?

Fluturimi supersonik është kur një aeroplan udhëton më shpejt se shpejtësia e zërit!

Kjo shprehur ndryshe, do të thotë të fluturosh në një lartësi prej 18.300 m. me shpejtësi më të madhe se 1.060 km/h!

Një avion tipik udhëtarësh mund të fluturojë me rreth 5900km/h, por “Overtura” pritet të arrijë shpejtësi prej 1.805km/h!

Me atë shpejtësi, kohët e udhëtimit në vijat transatlantike, si distanca Londër- New York, do të përgjysmoheshin!

Cilat janë disa nga sfidat?
Ekzistojnë dy shqetësime kryesore me udhëtimet supersonike të pasagjerëve:Zhurma dhe ndotja!

Të udhëtosh më shpejt se shpejtësia e zërit shkakton një “bum zëri”, i cili mund të dëgjohet në tokë si një bubullimë e fortë ose shpërthim! Prandaj, avionët supersonik zvogëlojnë shpejtësinë kur fluturojnë mbi tokën e banuar sepse mund të shkaktojnë shqetësime te njerëzir, ndëkaq që shpejtësinë e fluturimit e shtojnë posa të jenë mbi oqeane!

Kompania “Boom” thotë se ka besim që avioni i saj nuk do të jetë më i zhurmshëm se avionët e tjerë modernë të pasagjerëve gjatë ngritjes, fluturimit mbi tokë dhe uljes. Gjithashtu shpresohet në përmirësime në modelin e avionëve pasi “Concordia” do ta ndihmojë atë të zvogëlojë dhe të zbusë “bumin” e zërit!
Sipas një parallogarie, ky avion do të kushtojë rreth 200 milionë dollarë, ose 140 milionë euro,thuhet në një shkrim më të gjatë të BBC./ E.D.-21Media

Back to top button