“Po punojnë për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit, së shpejti do të njihet nga të gjitha shtetet”

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot ka deklaruar se ka një javë që po punojnë për digjitalizimin e certifikatës së vaksinimit, bazuar në rregullat e BE-së.
Vitia, në konferencë për media ka thënë se besojnë se shumë shpejtë certifikata e vaksinimit do të digjitalizohet dhe do të njihet nga të gjitha shtetet.
Ministri ka thënë se mbrëmë në Kosovë kanë arritur 53 mijë e 820 doza të vaksinave antiCOVID Pfizer. Vitia ka treguar se deri në fund të javës pritet të vijnë edhe 150 mijë vaksina AstraZeneca.

Back to top button