Po rregullohen shkallët te Posta

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet në rregullimin e shkallëve në lagjen Dardania, që ndryshe njihen si shkallët te Posta e Madhe.
Në një fotografi të publikuar në Twitter, shihet se zona përreth shkallëve është rrethuar si dhe është bërë largimi i kockave të vjetra.
Ky lajm që do t’i gëzojë shumë qytetarë që vazhdimisht kanë qenë të rrezikuar kur kanë ecur në to, e ka gëzuar edhe nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
“Shkallët tek PTK po renovohen! Me materiale kualitative. Gezuar! #Prishtina #Kryeqyteti”, ka shkruar Zogaj në Twitter./21Media

Back to top button