Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online

 

Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së , IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve.

Kështu ka deklaruar sot në Facebook, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani, drejtorin e SHSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe zëvendës Ministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, Hoti ka thënë se vendosën që të mbesin në fuqi masat e njëjta kundër Covid-19, pasi që siç tha ai trendet janë stabile.

“Edhe një herë kërkuam nga qytetarët që të respektojnë distancën fizike, të përdorin maskat dhe të mirëmbajnë higjienën personale. Ndërsa nga institucionet përgjegjëse për kontrollin e zbatimit të masave kundër Covid -19, që të ngrisin nivelin e angazhimit përmes respektimit rigoroz të masave në fuqi”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se përkundër ngarkesave, institucionet shëndetësore po funksionojnë me kapacitete të plota dhe furnizimi me barna është stabil. “Ndërsa Komiteti për Imunizim dhe institucionet përkatëse janë duke i kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme që sapo të arrijë kontingjenti i parë i vaksinës COVAX, menjëherë të filloj vaksinimi i qytetarëve”./21Media

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, drejtorin e…

Posted by Avdullah Hoti on Tuesday, 16 March 2021

 

Back to top button