Ambasadori gjerman: Zgjedhjet tjera janë gjëja e fundit që na duhen

 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund.

Rohde gjithashtu ka thënë se Kosova dhe njerëzit e saj tani meritojnë stabilitet.

“Paqëndrueshmëria e zgjatur politike duhet të marrë fund – Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë stabilitet tani! Zgjedhje të reja do të ishte gjëja e fundit që Kosovës i duhet tani”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

 

Në mbledhjen e sotme e kryesisë së Kuvendit u vendos që seanca konstituive të mbahet më 22 mars. Të zgjedhurit e popullit, në zgjedhjet parlamentare te 14 shkurtit pritet të betohen të hënën e javës së ardhshme, kur edhe pritet te konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës./21Media

Back to top button