Po vazhdon protesta KPMVF-së në Prishtinë

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi protestën e ditës së sotme, e cila nisi në orën 12:00.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” u mblodhën të shumtë protestues pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares në Prishtinë.
“Rujë çiken, Eduko djalin”, “Shteti fajtor”, ishin disa nga shkrimet të cilat i mbanin në pankarta protestuesit.
Ndërkaq, KPMVF ka thënë se protesta do të vazhdojë deri sa kërkesat e tyre të adresohen.
“Shoqe e shokë, ne po e vazhdojmë protestën tonë ulun. Ne nuk do lëvizim prej këtu deri sa të na adresohen kërkesat tona. Ju ftojmë me na u bashku.Thirrni familjare, shoqe e shokë e hajdeni. Bashkë jemi më të forta/ë”, thuhet në shkrimin e KPMVF./21Media

Back to top button