Po zhvishen pyjet e Sharrit! Policia: Po hetojmë rastin

“Miqtë e Sharrit” apelon që urgjentisht të ndërpriten punimet

Mali Sharrit po zhvishet nga gjelbërimi, për shkak të një rruge që po ndërtohet në zemër të Leshnicës. Përveç gjelbërimit që është shkatërruar edhe drunjtë shumë vjeçar janë shkulur me rrënjë. Zhivko Temelkovski një alpinist shumëvjeçar, i cili me bukurit e këtij vendi ishte mburrur ndaj alpinistëve të vendeve tjera, thotë se tani i vjen rënd që kolegët e tij e shohin në këtë gjendje vendin më të bukur që mund të ketë rajoni, shkruan tv21.tv

“Pse është ndërtuar kjo rrugë, një rrugë e gjer ku janë përdorur bulduzer dhe mjete të tjera të rënda dhe me këtë po zhveshët natyra. Thjeshtë më besoni se rrugën drejt pyllit e ndjejë sikur dikush të më rrjep lëkurën”, u shpreh Temelkovski.

Ujëvara dhe bukurit tjera natyrore janë arsyet që shumë vizitorë vijnë këtu, andaj Metin Muharemi iniciator i platformës “Miqtë e Sharrit”  apelon që urgjentisht të ndërpriten punimet dhe të mos shkartohen bukurit e këtij vendi.

“Me punimet e fundit të cilat zhvillohen rreth 6 kilometër brenda në thellësi të zemrës së Malit Sharr mendojmë se prishet biodiversiteti i këtij rajoni”, tha Metin Muharemi, iniciator i platformës “Miqtë e Sharrit”.

Lupço Mijallovski nga Shoqata “Luboten” thotë se kjo rrugë po hapet për qëllime personale të disa njerëzve që kanë stane lartë në Leshnicë.

“Po mendoj se është hapur kjo rrugë sepse lartë në Leshnicë të Epërm janë stanet dhe të përdoret për stanet. A është e nevojshme apo jo duhet të tregojnë personat që do ta përdorin këtë rrugë”, tha Lupço.

TV21 kërkoi përgjigje tek stacioni policor i Tetovës se çfarë po ndodh me malin sharrë. Nga atje thonë se leje ndërtimi për këtë rrugë është miratuar nga Agjencinë për Kullosa dhe Ndërmarrja Publike Leshnicë Tetovë, ndërsa  tani leja dhe dokumentacioni i tyre po shqyrtohen nëse janë në rregull./21Media

Back to top button