Polica heq posterat nxitës në veri

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth posterave me mesazhe nxitëse të cilat janë vendosur në komunat veriore.
Policia në raportin 24 orësh thotë se ka hequr posterat dhe i ka marrë si provë materiale.
“Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok 12-13.09.2024-23:00-10:00. Raportohet se persona të panjohur, në qytetet: Leposavic, Zveçan, Zubin Potok, kanë vënë (ngjitur) postera me foton e Milan Radoicic dhe me përmbajtje të nxitjes së përçarjes dhe mos durimit. Posterat janë marre si prove materiale. Lidhur me rastin është informuar prokurori.”, njofton policia./21Media