Policë e ushtarë të armatosur futen në Parlamentin e El Salvadorit

Kërkuan nga deputetët të miratojnë huanë prej 109 milionë dollarëve

Në parlamentin e El Salvadorit ja futur policë dhe ushtarë të armatosur, duke kërkuar nga deputetët të miratojnë huanë prej 109 milionë dollarëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe blerjen e pajisjeve të reja që ata i përdorin gjatë aksioneve.

Ata ishin futur në parlament derisa presidenti Naiub Bukele, që kishte propozuar huanë po bëhej gati t’i drejtohej deputetëve. Presidenti më herët u kishte dhënë afat prej shtatë ditëve deputetëve që ta përkrahin planin e tij për dhënien e huas, raporton BBC.

E pasi që ishte konfirmuar që në seancë nuk ka kuorum, presidenti Buekel kishte thirr mbështetësit e tij të mblidhen para parlamentit, ku u shfaqën rreth 50 mijë  demonstrues proqeveritarë. Në anën tjetër deputetët e opozitës e kanë quajtur futjen e policisë dhe ushtrisë brenda parlamenti si akt frikësimi.

Presidenti kishte marrë detyrën në korrik të vitit të kaluar, kur edhe premtoi se do t’i kundërvihet dhunës së bandave dhe korrupsionit në këtë vend të varfër. Ai dëshiron ta shfrytëzojë këtë hua për t’ua përmirësuar kushtet dhe blerë pajisjet e reja, policëve dhe ushtarëve që luftojnë kundër krimit.

Back to top button