Haxhiu premton mbështetje për sistemin prokurorial

“KPK punon në vazhdimësi për krijimin e politikave dhe kushteve sa më të mira për një sistem prokurorial sa më efikas”

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur sot në takim ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të cilën e ka njoftuar për punët e deritashme, prioritetet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi prokurorial i Kosovës.

Hyseni tha se KPK punon në vazhdimësi për krijimin e politikave dhe kushteve sa më të mira për një sistem prokurorial sa më efikas në hetimet dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale, ndërsa me theks të veçantë ka folur për prioritetet e sistemit prokurorial që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa, ministrja Haxhiu u zotua se do t’i mbështesë të gjitha proceset që ka sistemi prokurorial, në mënyrë që së bashku të çojnë përpara sundimin e ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për buxhetin e sistemit prokurorial të Kosovës. Lidhur me këtë, ministrja Haxhiu shprehu gatishmëri në ofrimin e ndihmës në kërkesat buxhetore të Këshillin Prokurorial.

Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për punë më të madhe me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës dhe transparencës në sistemin prokurorial të Kosovës./21Media

Back to top button