Policët e infermierët cak i sulmeve nga qytetarët

 

Sulmi dhe pengimi i personave zyrtarë është bërë jo i rrallë në vendin tonë, vetëm gjatë ditës së djeshme në polici janë raportua dy raste të ndryshme të sulmit ndaj personave zyrtarë dhe tri raste të pengimit të punës së personave zyrtarë.

Si sulm ndaj personit zyrtar në raportin e policisë, është konstatuar rasti i sulmit të një infermiere për të cilën rtv21.tv ka raportuar në kohë reale, ndërsa rasti tjetër është i sulmit ndaj policëve dje gjatë protestës para stacionit policorë në qendër në Prishtinë. Sulmi ndaj infermieres kishte ndodhur në QKUK. Ajo ishte sulmuar nga vajza e një pacienti.

E dyshuara është intervistuar dhe e vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq sulmi tjetër, është konsideruar edhe lëndimi i policëve gjatë detyrës dje në protestë.

“Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor.”

Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Përveç këtyre rasteve të sulmit, policët edhe janë penguar në kryerjen e punës së tyre dje në Gracanicë, dhe në Lubozhdë të Istogut.

Por, policët nuk janë të vetmit që janë penguar në detyrë, dje është raportuar se në detyrë edhe penguar edhe një punëtor i KEDS-it në terren. Ngjarja kishte ndodhur në Bardhosh, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor. Me vendim të prokurorit, rast shkon në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button