Policët e Kosovës do të marrin pagesa shtesë për punën me orar të zgjatur

 

Në mesin e shumë vendimeve të reja që Qeveria e Kosovës i ka miratuar në mbledhjen e fundit është edhe vendimi për ndarje të mjeteve shtesë financiare për zyrtarët policorë.

Në vendimi, thuhet se angazhimi i shtuar i zyrtarëve policorë dhe orari i zgjatur në terren, kap vlerën në vlerë prej 3,989,423 €.

“1.  Për pagesën e orëve shtesë, për diferencën e papaguar të orëve mbi normën e lejuar (40 orë punë) të krijuara pas datës 15 Mars 2020 deri më 31 gusht 2020, në vlerë totale prej 4,792,046 € (katër milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e katër dhjetë  e gjashtë €), si në vijim:

1.1.  50% e këtyre mjeteve (2,396,023 Euro) do të paguhen me pagën e muajit shtator 2020, ndërsa

1.2.   Pjesa e mbetur në muajt në vijim, në varësi të disponueshmërisë së mjeteve në dispozicion, në kategorinë e pagave dhe shtesa.

1.3.   Për pagesën e shtesës mbi pagën bazë, në vlerë prej 100 Euro në muaj, për muajt korrik, gusht dhe shtator 2020, në vlerë totale prej 1,593,400 Euro (Një milion e pesëqind e nëntëdhjetë e tremijë e katërqind €).

Pagesa e orëve shtesë, si dhe shtesës në pagë bëhet në bazë të listave të bashkëngjitura këtij vendimi, të aprovuara nga Ministri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, që konfirmojnë përputhshmërinë e listave emërore të përgatitura dhe aprovuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës. /21Media 

Back to top button