Policët paralajmërojnë protestë nëse nuk përfshihen në pakon emergjente

 

Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ka shqyrtuar situatën e krijuar dhe vazhdimin e pakënaqësive të shumta të pjesëtarëve të policisë lidhur me mospërfshirjen në pakon emërgjente që është e përcaktuar me ligj, ku përfshihen tani mos pagesa prej 300 eurove, mos pagesa e orëve shtesë, mos pagesa e shujtës dhe mospagesa e ndërrimit të natës sipas ligjit.

Sipas komunikatës, duke e ditur dhe duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat po vazhdon të punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situate pandemie, Sinadikata e Poicisë së Kosovës, fillimisht me datë 21.07.2020 iu është drejtuar me një kërkesë urgjente kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hotit, si dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin ka realizuar një takim, me qëllim të realizimit të kërkesave tona sindikale.

“Pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigjje zyrtare dhe veprim konkret drejt realizimit të kërkesave, nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Sidikata e Policisë përmes takimit të fundit të mbajtur me 04 shtator me këshillin drejtues ka marrë vendim që t’i rikujtojmë Qeverisë së Republikës së Kosovës se deri me datë 15.09.2020 t’i përmbushë kërkesat e cekura më lart të cilat janë shumë simbolike në krahasim me faktin se Policia janë duke punuar 12 orë pa pushime, duke tejkaluar të gjitha normat ligjore për punë, përfshirë punën jashtë orarit dhe pamundësinë e shfrytëzimit të pushimeve të plota.Duke marr parasysh kohën në të cilën po kalojmë në rrethana pandemie, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë për momentin nuk insiston në këtë afat realizimin e kërkesave jetike siç janë: Sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim, Ligji i pagave etj, por kërkon që ato të realizohen në një kohë dhe rrethana më të përshtatshme nga Qeveria e RKS-së.Këshilli Drejtuesë i Sindikatës së Policisë i bënë me dije Qeverisë së Kosovës që në rast se, deri me datë 15.09.2020, nuk i përmbush kërkesat simbolike të potencuara në pjesën e parë të kësaj komunikate, atëherë Këshilli Drejtues i Sindikatës së PK-së me datë 16.09.2020 , do të mblidhet në takim për të caktuar datën dhe modalitetin e veprimeve sindikale përfshirë protestën.Sindikata e Policisë së Kosovës beson se Qeveria do ta marrë parasyshë kërkesën emergjente dhe të njejtën do ta trajtojë me prioritet drejt realizimit të saj, në mënyrë që të mos ketë nevojë që Këshilli Drejtues i Sindikatës të marrë veprime tjera përfshirë protestën”, thuhet në komunikatë.

Back to top button