Polici gjerman fyen një shqiptar, video bëhet virale në TikTok

Një video që ka qarkulluar në internet, shfaqet një oficer policie duke fyer një shqiptar. I njëjti është nën hetime tani.
Janë vetëm disa sekonda pamje në video që tregojnë një debat të ashpër.
“Hiqe telefonin tënd të ndyrë”, i thotë oficeri.
“Jo, jo”, i përgjigjet ai.
“Ik shoku. Përndryshe do ta harrojë veten. Kthehu në vendin tënd të derrave”, i thotë polici.
Video është përhapur me shpejtësi në TikTok.
Sekuenca është komentuar më shumë se 1900 herë. Shumë përdorues i kanë quajtur deklaratat e policit si fyese, raciste e mosrespektuese.
Video është e vërtetë sipas Shtabit të Policisë Qendrore të Hessen-it.
Sipas komenteve në rrjete sociale, burri vjen nga Shqipëria.
Policia po heton ngjarjen./21Media

Back to top button