S’kalon rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë

Kuvendi po vazhdon punimet me pikat e tjera në rend të ditës.
Rezoluta e AAK-së për situatën e sigurisë në Kosovë nuk është miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës.
Kjo rezolutë mori mbështetjen e vetëm 25 deputetëve të partive opozitare përfshirë edhe votën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
Ndërsa, 50 deputetët shumicës abstenuan.
Në seancën e sotme plenare, në të cilën po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara, nuk u shqyrtua fare Projektligji për vetëqeverisjen lokale dhe Projektligji për festat zyrtare, në mungesë të deputetëve të komuniteteve jo shumicë./21Media

Back to top button