Polici në Kllokot e sinjalizon për ndalim, gruaja e godet me veturë
Një zyrtar i policisë është aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, në Kllokot të dielën.
Për shkak të lëndimeve viktima është dashur të pranojë trajtim mjekësor në QKMF në Viti, i cili pastaj është liruar, shkruan rtv21.tv.
“Zyrtari policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ka sinjalizuar një veturë për ndalim të cilën e drejtonte e dyshuara, e cila gjatë ndaljes në mënyrë të pakujdesshme me pjesën e përparme të veturës ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Aksident trafiku”./21Media